Eurozona do të përjetojë recesion të thellë këtë vit

0 113

Franca, Italia dhe Spanja do të jenë shtet që do të vuajnë më shumë tkurrjen e ekonomisë. Eurozona do të zhytet në një recesion të thellë këtë vit, me Francën, Italinë dhe Spanjën që janë prekur rëndë nga pandemia e Covid-19.

Parashikimi vjen nga Komisioni Europian që nënvizon se rimëkëmbja do të nisë hap pas hapi jo më parëse viti 2021. Ekzekutivi i bllokut thotë se prodhimi i brendshëm bruto i zonës me 19 shtete që përdorin monedhën e përbashkët do të tkurret me një rekord prej 8,7% këtë vit, përpara se të rritet me 6,1% vitin e ardhshëm.

“Parashikimet tona verore tregojnë mbi të gjitha se rruga drejt rimëkëmbjes është e shtruar me pasiguri. Në 2020-ën, parashikohen kontraksione të forta të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Francën, Italinë dhe Spanjën, ndërsa pritet tkurrje më e butë për Gjermaninë, Holandën dhe Poloninë”, u shpreh Paolo Gentiloni, komisioner i BE për ekonominë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.