FA shpërndan ndihma në zonat e thella

0 307

Në këtë kohë të pandemisë, ekonomia e familjeve shqiptare ka pësuar goditje të fortë, ndaj dhe qeveria po jep paketa ndihmuese. Njëra prej paketave janë dhe pakot me ushqime. Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë çdo ditë me shpërndarjen e ndihmave të personave në nevojë në çdo cep të Shqipërisë. Së fundmi FA ka qenë në zonat më të thella të Shqipërisë, duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore për personat dhe familjet në nevojë. Përveç pakove me ndihma zyrtarë të Forcave të Armatosura këshilluan qytetarët që të ruhen në këto pandemia. Gjithashtu ata këshilluan kategoritë e riskut si të moshuarit që të bëjnë më shumë kujdes se sa të tjerët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.