Fabrikë droge 825 mijë paundë, 3 shqiptarët në Angli përfundojnë në burg

0 130

Një fermë e madhe kanabisi, që kapte vlerën e 825 mijë paundëve është zbuluar nga policia angleze, ndërkohë që raportohet se për të kujdeseshin tre shqiptarë, të cilët banonin atje në mënyrë të paligjshme. Më shumë se 2000 bimë ishin grumbulluar në një fabrikë të ngritur profesionalisht në Gateshead. Njësia kishte bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes, të pajisura me ventilim dhe ujitje, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Treshja ishte futur në vend në mënyrë të paligjshme, kishte shpresuar të gjente punë të ligjshme, por ishin detyruar të punonin për gangsterët për të paguar shpenzimet e transportit. Një gjykatës tha se ferma do t’u sillte përfitime të mëdha.

“Sikur të mos realizohej ky operacion, sasi të mëdha do të kishin përfunduar në rrugët e veri-lindjes së Anglisë. Për pasojë, shumë njerëz do të ishin përfshirë në krim qoftë duke e konsumuar qoftë duke financuar blerjen”.

Ishte rreth orës 02:00 më 20 shkurt kur policia ralizoi hyrjen në njësi dhe gjeti fermën. Kur të tre burrat u arrestuan, Selimi dha një deklaratë të përgatitur duke thënë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në mënyrë të ligjshme, por duhej të ndihmonte me fermën e kanabisit “nga frika”.

Fatlum Alija, 27 vjeç, Fatbardh Selimi, 42 vjeç dhe Agim Isufi, 19 vjeç, të gjithë pa adresë fikse, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Alija dhe Selimi u burgosën për dy vjet dhe Isufi u dërgua në një institucion të ri të shkelësve për 20 muaj. /TCH/

Leave A Reply

Your email address will not be published.