Fajin e ka Ismail Qemali!

0 327

Nga: Petrit Vasili

Fajin e ka Ismail Qemali!

Dikush në media fajin për vuajtjet, që po “heq” Edi Rama i çoi deri tek Adil Çarçani. Mu duk vërtet një padrejtësi shumë e madhe kjo, që i bëhet “qëllimisht” Edit duke i ngrënë 30 e ca vjet përgjegjësi që fillojnë nga viti 1912.

Edi Rama në mënyrë titanike po përballet me fajin më shumë se 100 vjeçar, që fillon që nga Ismail Qemali. Edhe venia e portretit të Ismail Qemalit nga Edi Rama dhe heqja e portretit të presidentit në vitin 2013 ishte “shumë i drejtë” sepse fiksoi fajin 100-vjeçar, që Ed i Madhërishem ishte thirrur nga historia që ta ndreqte.

Bellorusia po i merr kohë kot Edit të Madherishëm sa ta zgjidhë edhe atë, por po të ishte me i mençur mund ta zgjidhte shumë thjeshtë me një rrokadë prej “zorzopësh” dhe Lukashenkon e sillte këtu dhe vetë shkonte bënte zap Bjellorusët.

Ismail Qemali dhe qeveria e tij kurrsesi nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia për “taksiratët”, që po heq Edi për të ndrequr. Në 100 vjet të gjitha qeveritë “dështuan me turp” që ta hedhin shtetin në greminë, ndërsa Edi i Madhërishem po robtohet, që ta hedhë, ta shkele dhe ta plaçkitë deti në fund shtetin dhe Edi beson se do ja dalë….!?

Sot po ndalemi deri tek Ismail Qemali. Ndaj Ismail Bej mbaj përgjegjesitë e tua! Edhe ju kolegë të medias boll ja hëngrët meritat Edit dhe shkurtoni vitet e fajit të të tjerëve, që Ed titani po ndreq e po i bën për dreq! Sa për fajin e Perandorisë Osmane që ka qenë përpara Ismail Qemalit edhe atë do ta trajtojmë patjetër një ditë tjetër….!

Leave A Reply

Your email address will not be published.