Familja s’pranonte lidhjen e tyre, zhduken dy të miturit nga Elbasani

0 32

Dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët. Të premten ata kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë.

Sipas news 24, dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por familjet e tyre nuk kanë qenë dakort. Mësohet se kjo ka qenë arsyeja që ata janë larguar nga banesa. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Ata kanë udhëtuar me taksi të hënën drejt Tiranës. Ka qenë taksisti që ka dëshmuar se i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit” rreth orës 13:00.

Leave A Reply

Your email address will not be published.