Fansat e Amber Heard ofendohen dhe kërcënohen nga ndjekësit e Johnny Depp

0 44

Një “luftë” mes mbështetësve të Heard dhe Depp ka nisur së fundmi në rrjete sociale. Madje, New York Post shkruan se mbështetësit e Heard po shahen dhe kërcënohen nga fansat e Johnny Depp.

Tani, me të dyja palët që kanë dëshmuar, ndjekësit po tregojnë publikisht mbështetjen e tyre duke përdorur hashtags #IStandWithJohnnyDepp dhe #IStandWithAmberHeard.

Deri më tani, videot e etiketuara për yllin e “Pirates of the Caribbean” kanë tërhequr 12 miliardë shikime vetëm në TikTok.

Madje, shumë gra i kanë dalë në mbështetje Depp, duke u grumbulluar edhe në Fairfax, Virxhinia.

Ndërkohë, fansat e Heard kanë arritur të grumbullojnë deri në 44 milionë shikime në videot e TikTok.

Një grua theksoi se ajo kishte bllokuar 13,000 përdorues të Twitter që nga fillimi i gjyqit. Një tjetër thuhet se paraqiti një raport të kërcënimeve ku fansat e Depp i kërkuan asaj që mos ta japë më opinionin e saj, të largohet nga rrjetet sociale si dhe të “lëndojë” veten.

Mbështetësja e Heard, Katie Diaz, ka thënë se që nga data 4 maj, ajo vijon të marrë qindra mesazhe kërcënuese.

“Askush nga ne nuk ka thënë se burrat nuk mund të jenë viktima,” tha Diaz megjithatë ajo shtoi se, “janë ende shumë burra, ata që janë abuzuesit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.