Fati i Vitit Akademik dhe Matura? Shahini: Kemi gati dy skenare

0 74

Vendimi për fatin e vitit shkollor dhe Akademik do të jepet në fund të prillit. “Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit”,-kështu tha ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një video mesazhi të publikuar në facebook.

Për më tepër, Shahini ka theksuar se ministria e Arsimit ka dy skenare për rikthimin në shkolla por edhe për mbylljen e vitit shkollor në këto kushte. Ministrja tha se plani i ministrisë është që të mbyllin vitin shkollor në qershor dhe mos ketë pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit. Por ky është një plan optimist ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në ditët e ardhshme.

E për pjesën më të rëndësishmë për Maturën Shtetërore, Shahini ka theksuar se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese. “Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.