Fatmir Xhafaj këshilla Arben Krajës: Shpresoj që kolegët tuaj t’i kenë shpëtuar tundimit për…

0 35

Ish-ministri i Brendshëm, ish- ministër Drejtësie, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar sot në komisionin e Ligjeve përballë kreut të SPAK se sot, nga politika ka “përpjekje për të intimiduar dhe kontrolluar drejtësinë”.

Por Xhafaj këshilloi Krajën, kur tha se kur mori përsipër sakrificën për këtë mision si kreu i strukturës së Posaçme SPAK, duhet të durojë me qëtësi e maturi dhe efektet e saj.

Lidhur me sulmet që i bëhen SPAK nga politika, Xhafaj tha: “Sot askush nuk është i varur më dhe nga asgjë është i ndaluar me ligj por nëse dëshiron të varet vet kjo është çështje tjetër e kjo duhet të na shqetësojë. Unë uroj që ju e kolegët t’i kenë shpëtuar tashmë tundimit të shkëmbimit të interesave me të tretët, por puna do e provojë këtë gjë se kjo ka qenë një nga problemet kryesore”.

Fatmir Xhafaj në komisionin e Ligjeve:

Ju morët përsipër me vullnet e përgjegjësi një sakrificë, është një zgjedhje për këtë mision të vështirë do merrni përsipër dhe efektet që ka kjo e do duhet t’i administroni ato me qetësi, durim e kryesorja me përgjegjshmëri.

A ka presion sot? Unë them padyshim që ka. Por unë them që nuk ka presion të asaj çfarë po kërkohet të thuhet.

Unë nuk jam fare dakord për mënyrën e të thënit të gjërave, vendi ku zgjidhet të thuhen e mënyrën si thuhen gjërat, nuk jam fare dakord. Por jam shumë dakord me thelbin, me të drejtën që kanë edhe përfaqësuesit e politikës për të gjykuar për çështje e interesa që janë në shërbim të qytetarëve. Unë këtë shoh, nëse dikush sheh diçka tjetër pas kësaj është çështje gjykimi.

Se nëse do të kishte nuk them që ka presion se si e deklaruat ju këtu ju keni mbështetje të plotë ligjore, jo cdo gjë që kërkoni ju duhet të bëhet, por jeni mbështetur, mbështetje infrastrukturore si askush tjetër, financiare e plotë.

Koha kur prokurori i përgjithshëm dhunohej publikisht në mënyrën më skandaloze ku ministri i Drejtësisë shkonte e merrte dosjen e prokurorit ka përfunduar, është një fat shumë i madh e nuk duhet ta lejojmë më të ndodhë, nuk duhet ta lejojmë ne e nuk duhet ta lejoni ju.

Por a ka ndikim? A ka përpjekje? Pa diskutim unë them ka përpjekje për të ndikuar, per te deligjitimuar atë që ju bëni, perpjekje per te ndikuar reformen në tërësi, ka përpjekje për të intimiduar, interferuar, dhe kontrolluar, por është e drejta ose mënyra si mund ta shohin grupe politike të caktuar e përgjegjësia juaj ta shikoni në bazë të kushtetutës e ligjit.

Ju jeni të pavarur jeni maksimalisht të mbrojtur nga kushtetuta. Problem për mua jo vetëm për organin tuaj është jo vetëm për prokurorët sot, është vetëvarja.

Sot askush nuk është i varur më dhe nga asgjë është i ndaluar me ligj por nëse dëshiron të varet vet kjo është çështje tjetër e kjo duhet të na shqetësojë.

Unë uroj që ju e kolegët t’i kenë shpëtuar tashmë tundimit të shkëmbimit të interesave me të tretët, por puna do e provojë këtë gjë se kjo ka qenë një nga problemet kryesore.

Kujtoj kohën kur paraardhësit tuaj shkoni në mëngjes te një kafe në 24 katësh, në drekë te një zyrë përballe e në darkë te zyra tjetër, e kjo kohë është e rrezikshme e nuk duhet kthyer, e është në dorën tuaj”

Leave A Reply

Your email address will not be published.