Fatos Nano kandidat për President? Gjiknuri: Asnjë s’është i përjashtuar

0 27

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai është pyetur për kandidaturat per president, nese mund te jetë edhe ish-kryeministri Fatos Nano një emër. Gjiknuri ka thënë se nuk do të komentojë emra të përveçëm. Sipas tij të gjithë kanë shanse.

“Këtu nuk jam të komentojë emra të përveçëm Të gjithë kanë shanse sipas asaj që ju thatë. e kemi thënë se kufizimet tona; që mos të jetë nga grupi parlamentar, por që ka kontribute shoqërore. Që mund të jenë kandidat. Identifikimi i emrave në këtë fazë do ishte gabim dhe do krijonte pritshmëri të rreme. Askush nuk është i përjashtuar, përfshi dhe emrat që thatë.”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.