Fauci: Covid-19 nuk do të përfundojë nëse nuk vaksinohet shumica e njerëzve

0 293

”Covid-19 nuk do të përfundojë derisa shumica dërrmuese e njerëzve në SHBA të vaksinohen”, paralajmëroi eksperti amerikan, Anthony Fauci. Sipas Faucit duhet që 75 dhe 85 % e popullsisë të marrë një vaksinë, në mënyrë që mbrojtja të jetë me e vërtetë, më efektive, tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektive gjatë një video-interviste me shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Unë do të doja të shihja shumicën dërrmuese të vendit të vaksinuar përpara se të arrinim në fund të tremujorit të dytë [të vitit 2021]”, tha ai gjatë bisedës me Zuckerberg-un.

Fauci drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i forcës së posaçme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se teksa dozat fillestare do të shkojnë së pari për qytetarët që vlerësohen si me rrezik të lartë, publiku i gjerë duhet të shohë akses të gjerë te vaksinat gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, rreth prillit deri në korrik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.