Faza e hapjes/Deputetja e PS: Para 3 javësh, koha më e vështirë

0 371

Kurba e pandemisë ka qenë kryefjalë për çdo vend të prekur nga Covid-19. Jo veç për Shqipërinë, duke dëgjuar gjithë vëmendje fjalën e ekspertizës për të pasur idenë e një piku të kaluar, ose një kurbë pa shumë lëvizje që mund të fliste për një skenar relativisht të qetë, mundësi e artë për tejkalimin e pandemisë. Kurba në Shqipëri ishte ajo që u diskutua më së shumti për lakoren që mori, duke e lënë ekspertizën pa fjalë nëse kishte apo jo një kulm.

Klodiana Spahiu, mjeke në profesion, deputete e Partisë Socialiste, thotë se “Numri i rasteve të ndryshueshme ishte i pritshëm pas masave të reja. Kemi pasur hapje të bizneseve dhe padyshim që kontaktet mes njerëzve do të ishin më të shumta. Duhet të jemi optimist pasi ne jemi në zbritje të kurbës, e cila fatmirësisht ka një formë jo me majë. Ky ishte një rezultat shumë pozitiv. Unë shpresoj shumë që edhe numri i rasteve të shtruar në spital të vazhdojë të jetë në rënie. Duhet të kemi parasysh edhe numri i rasteve të shëruar”.

Faza e hapjes

Kjo është një fazë shumë e rëndësishme. Kemi pasur 7 javë në izolim dhe pjesa më e madhe e të sëmurëve kronikë kanë preferuar të mos shkojnë në spital. Tashmë fillon një hap i dytë edhe për sistemin shëndetësor. Të gjitha masat po merren që të përballohet me sukses kjo fazë me të sëmurët kronikë. Ka lindur nevoja për përforcimin e sistemit parësor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.