”Fëmija i Vitit” nga revista Time, 15-vjeçarja: Qëllimi im është të frymëzoj edhe të tjerët

0 330

Revista e mirënjohur ”Time”, për herë të parë ka nxjerrë në kopertinë ”Fëmijën e Vitit”, dhe është Gitanjali Rao, shkencëtarja 15-vjeçare. Me origjinë indiane, Rao ka shpikur teknologji të reja në një sërë fushash të ndryshme. Që në moshën 10 vjeçare,

Rao u spikat në fushën e shkencës ku zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë. Ajo u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por ajo arriti ti merrte zemrën jurisë pasi kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale, duke filluar nga uji i ndotur deri tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

”Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin tim. Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka thënë 15-vjeçarja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.