Fenomen i vitit, ja kush është këngëtarja Lizzo që thyen tabutë

0 21

Ajo është e dashur në të gjithë botën për sigurinë që ndjen me trupin e saj. Këngëtarja Lizzo mori vëmendjen në koncertin e saj të fundit, e veshur me një kostum të shkurtër me ngjyrë të kuqe, të zbukuruar me diamante dhe një palë geta të veshura mirë të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Lizzo, emri i vërtetë i së cilës Melissa Viviane Jefferson, nuk ndjehet keq teksa ekspozon trupin e saj në paraqitjet që bën. Ky prezantim i saj vjen pasi Lizzo publikoi një fotografi të guximshme në Instagram, duke pozuar nudo me flokë të gjatë për të ruajtur modestinë e saj. Lizzo është nominuar në tetë kategori në edicionin e 62-të të “Grammy Awards” që do të mbahet në janar.

Ajo është nominuar për çmimet “Artistja e re më e mirë”, “Albumin e Vitit” dhe “Albumin më të mirë Bashkëkohor Urban” për “Cuz I Love You”. Nominimet tjera përfshijnë “Kënga më e mirë e vitit”, “Incizimi më i mirë muzikor i vitit”, dhe “Performanca më e mirë Pop”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.