Fernando Alonso transferohet te Aston Martin

0 46

Fernando Alonso, i cili u shpall kampion bote në vitet 2005 dhe 2006 dhe garon me Alpine-Renault prej vitit të kaluar, do të ndryshojë skuderi.

Spanjolli ka rënë dakord të transferohet tek Aston Martin në fund të këtij sezoni, aty ku do zëvendësojë gjermanin Sebastian Vettel.

“Jemi të lumtur t’u njoftojmë se Fernando Alonso do t’i bashkohet ekipit në vitin 2023 me një kontratë shumëvjeçare. Jemi të ngazëllyer që do i sjellim skuaderisë eksperiencën e Alonsos.

Rekrutimi i një talenti të veçantë si Fernando është një veprim i qartë që kompania është angazhuar për të zhvilluar një ekip fitues të Formula 1”, njofton Aston Martin.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.