Festa me alkool në pedonale, shqiptari transportohet për në spital

0 26

Një tifoz shqiptar është marrë me ambulancë pranë fan zonës së tifozëve holandezë. Sipas “Panorama Sport” qytetari shqiptar iu ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt.

Sikurse duket në pamje tifoz është marrë me barelë dhe është transportuar menjëherë për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sonte në mbrëmje në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të luajnë në stadiumin “Air Albania” për trofeun e Ligës së Konferencës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.