Fevziu tregon historinë e çiftit Bytyçi: 3 djemtë e tyre u ekzekutuan nga serbët

0 36

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë në rrjetet sociale një foto me çiftin Ahmet dhe Bahrije Bytyçi të realizuar në darkën e 110 vjetorit të VATRËS ne Nju Jork.

Fevziu tregon se historia e çiftit është e trishtë por dhe krenari për shqiptarët.

Ai thotë se tre djemtë e familjes Bytyci lindën në Çikago mirepo iu bashkuan në vitin 1999, batalionit Atlantiku si vullnetarë në luftën e Kosovës. Edhe pse ata ia dolën të mbijetonin në luftë, teksa ndihmuan një familje për t’u rikthyer në Serbi u ekzekutuan ne mënyre makabre nga serbët.

“Ky ishte çifti me i qete dhe me i menduar i darkës solemne për 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytyçit është sa e trishtë aq edhe krenare për shqiptaret. Tre djemtë e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luftën e Kosovës. Ata ja dolën ne lufte por ne ditët e para te paqes vendosen te ndihmojnë një familje për tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne mënyre makabre. eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithë këmbënguljen e SHBA për sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush s’u dënua për ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhanë jetën për vendin e tyre, ndërsa dy prindërit e tyre mbysin trishtimin për vdekjen e tre djemve. Qe rënë dëshmorë për Lirinë që Kosova feston sot”-shkruan gazetari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.