Filmi kosovar që trajton racizmin, po bën namin në botë (VIDEO)

0 325

Filmi “Exile” (Mërgimi), ka fituar zemrën e Sarajevës, duke marrë çmimin më të lartë të akorduar në Festivalin e Filmit në Sarajevë si “Filmi më i mirë artistik”. Filmi tregon historinë e Xhaferit, një inxhinieri farmaceutik 45-vjeçar nga Kosova, i cili kalon një krizë identiteti, si rezultat i diskriminimit dhe ngacmimeve në vendin e tij të punës në Gjermani, për shkak të prejardhjes së tij etnike. A është e vërtetë që kolegët e tij nuk e pëlqejnë apo është e gjitha në mendjen e tij?

Filmi është një bashkë-prodhim i Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës, me regji dhe skenar të Visar Morinës, i cili është tepër i kënaqur me vlerësimet që filmi po merr. ”Jam shumë i lumtur me çmimin, faleminderit! Kam patur një vit shumë të ngarkuar në realizmin e këtij filmi dhe ndonjëherë jam ndjerë më i humbur se vetë përsonazhi i tij, kështu që ky çmim më ndihmon shumë. Faleminderit jurisë dhe festivalit”.

“Exile” u prodhua nga Toni Erdmann, drejtues i kompanisë filmike “Ade’s Koplizen”, i cili siguroi dhe pjesën më të madhe të buxhetit prej $3.6 milionë, në bashkëpunim me “Frakas Production” nga Belgjika dhe “Ikone-Studio” nga Kosova.

Në një intervistë për Cineuropa në shkurt, Morina tha se ai dëshironte të shfaqte ndjenjat e një “të burgosuri” në këndvështrimin e një personi. Për Visar Morinën, trajtimi i racizmit është tepër i rëndësishëm. ”Racizmi është si një virus. Unë njoh miq shqiptarë të prindërve të mi, të cilët, i shihnin me përçmim të huajt që iu vinin pranë. Ka të bëjë me statusin shoqëror. Njerëzit ndonjëherë trajtohen në bazë të asaj se sa të pasura janë vendet e tyre të lindjes”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.