Finalja e Ligës së Konferencës/ Roma me një tifoz special, Françesko Toti mbërrin në Tiranë

0 26

Tirana dhe Shqipëria do të mbajnë frymën sonte në orën 21:00, ku do të mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.

Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania” do të luajë Roma dhe Fejnord për të bërë për vete trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Së fundmi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe legjenda e klubit të Romës, Françesko Toti.

Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, siç e ka deklaruar vetë më parë do të ndjekë në stadiumin “AIR Albania” skuadrën e tij të zemrës ndaj Fejnordit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.