Fiton betejën me Covid-19, Pipero: Nuk jam në klinikë në Itali, kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës

0 263

Mjeku i njohur nga të gjithë, Pëllumb Pipero ka fituar betejën me Covid-19, edhe pse mori dozën e parë të vaksinën anti-covid, ai u prek dhe e zbuloi pas testimeve më 27 janar.

Disa media shkruan se mjeku ndodhet për kurim në një klinikë në Itali, por vetë Pipero i ka hedhur poshtë këto aludime, duke thënë se ndodhet në Razmë të Shkodër, ku do të shurojë për disa ditë në ajrin e pastër që të ofron ky vend. Në fund ai u bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë masat kundër Covid-19.

”Kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur në spitalin e sëmundjeve infektive. Do kemi kohe të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e riinfektimeve, por sidomos të infektimit tim pas marrjes se dozës së parë të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm, raportohen e janë në studim mjaft raste të tilla në botë. Unë jam një prej atyre që u infektova, ndryshe e pësova. Sigurisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen”’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.