Flet djali i viktimës në Shkodër: Ishte një person i maskuar, shkova të marr armën

0 27

Është zbardhur dëshmia e djalit të Lulash Qepurit, 74-vjeçarit që u vra mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.

Djali i tij ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka thënë se një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të të atit duke e lënë të plagosur rëndë. Në këtë moment, i biri i 74-vjeçarit ka shkuar për të marrë armën e gjuetisë për tu vetëmbrojtur.

Ai ka thënë se menjëherë më pas ka telefonuar ambulancën, ndërsa ka theksuar se nuk e di se kush mund të jetë autori.

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori”, mësohet të ketë deklaruar djali i 74-vjeçarit, raporton Ballkanëeb.

Lulash Qepuri menjëherë pasi u qëllua me armë u transportua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.