Flutura Açka këshilla ministres Muzhaqi, shpërthejnë të qeshurat: S’përjashtova as…

0 31

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka gjatë seancës dëgjimore me Ministren Bora Muzhaqi, i ka dhënë një këshillë kësaj të fundit duke i kërkuar të jetë më mediatike.

Ligjvënësja u shpreh se “një pjesë e madhe e atyre në Parlament janë të rrjedhur” dhe u kërkoi ministres Muzhaqi që të “marrin territorin që u takon”.

Teksa deputetja bërë këtë deklarata, në Komision nisën batutat dhe të qeshurat.

Ligjvënësi i PS, Petro Koçi iu drejtua anëtarëve të Komisionit duke thënë “se kishte me ju jo”, por Flutura Açka u shpreh se “nuk përjashton as veten”.

Flutura Açka: Thonë që nuk jeni shumë mediatike, në fakt quajeni si vërejtje të bukur nga ana e këtij Komisioni: Duhet të jeni mediatike sepse ju përfaqësoni Shqipërinë nesër, kemi nevojë ta shohim Shqipërinë nesër me sytë tanë, jo të vdekura. Ta shohim sot, kështu që duhet të jeni mediatike për ta, mos i lini radhë t’ju marrë territorin politika, ku një pjesë e madhe e jona aty në Parlament duam s’duam ne, janë të rrjedhur fare dhe s’duhet të dalin fare në asnjë lloj ekrani. Bëjeni detyrën tuaj mediatike

Petro Koçi: Nuk e ka për ndonjë këtu në Komision, jo

Flutura Açka: Atë e vendos… nuk e di, mund të filloj edhe tek unë. Kështu që nuk e përjashtova as veten në këtë pikë (qeshin) Por që në sytë e mi ne i kemi marrë territor të rinjve, kështu që merrni territorin që ju takon ju.

Leave A Reply

Your email address will not be published.