Fobitë më të zakonshme dhe më të rralla të njerëzve

0 332

Fobia është një frikë irracionale për diçka, e cila nuk ka shumë gjasa që t’ju dëmtojë. Termi rrjedh nga greqishtja ku “phobos” do të thotë frikë ose tmerr. Fobitë janë të ndryshme dhe po ashtu edhe shqetësimet që shkaktojnë variojnë në persona të ndryshëm.

Fobitë më të zakonshme ndahen në pesë kategori:

1. Fobitë që lidhen me kafshët, shpendët, insektet etj (merimangat, qentë, insektet, gjarpërinjtë)
2. Fobitë që lidhen me mjedisin natyror (lartësitë, bubullimat, errësira)
3. Fobitë që lidhen me gjakun, dëmtimet, çështjet mjekësore (injeksione, gjilpëra, kocka të thyera, rënie)
4. Fobitë që lidhen me situata specifike (fluturimet, ashensori, lundrimi)
5. Të tjera (mbytje, zhurma, bllokim i frymëmarrjes)

Fobitë më të zakonshme janë:

– akrofobia, frika nga lartësitë
– aerofobia, frika nga fluturimi
– araknofobia, frika nga merimangat
– astrafobia, frika nga bubullimat dhe vetëtimat
– autofobia, frika nga të qenit vetëm
– klaustrofobia, frika nga hapësirat e mbyllura ose të mbushura me shumë njerëz
– hemofobia, frika nga gjaku
– hidrofobia, frika nga uji
– ofidiofobia, frika nga gjarpërinjtë
– zoofobia, frika nga kafshët

Fobitë më të rralla janë:

– alektorofobia, frika nga pulat
– onomatofobia, frika nga emrat
– pogonofobia, frika nga mjekra
– nefofobia, frikë nga retë
– kriofobia, frika nga akulli ose i ftohti

Leave A Reply

Your email address will not be published.