Forcat ruse bombardojnë 5 stacione treni në Ukrainë, raportohet për viktima

0 49

Kreu i Hekurudhave të Ukrainës ka raportuar këtë mëngjes se pesë stacione treni në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar.

Alexander Kamyshin tha se u raportuan viktima, por nuk kishte detaje të menjëhershme, shkruan Sky News.

Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore dhe për pasojë janë vonuar 16 trena pasagjerësh.

“Pesë stacione hekurudhore u granatuan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena pasagjerësh u vonuan. Raportohen viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”,-ka shkruar Kamyshin.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.