Forcat ruse po i afrohen Parlamentit ukrainas, thirrja për qytetarët: Kërkoni strehim dhe mos dilni nga shtëpia

0 192

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë kanë konfirmuar se forcat e Rusisë tashmë janë në Kiev, madje po i afrohen edhe Parlamentit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një postim në twitter tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Ata kanë inkurajuar vendasit që të përgatiten për kokteje molotov, ndërsa këshillojnë të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë rrini të qetë- kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”

Ushtria ukrainase thotë se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.