Foshnja e parë me Covid-19 e shtruar në pediatri, mjekja Kuli: Bashkë me nënën janë mirë

0 35

Covid-19 ka prekur edhe një foshnje në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë. Ai është vetëm 2 muajsh dhe bashkë me të është shtruar edhe e ëma, nga e cila ka marrë virusin. Nëna ndodhet e shtuar në spital pasi fëmija ka nevojë për t’u ushqyer me gji dhe mësohet se gjendja e saj paraqitet e mirë.

Shefja e pediatrisë në QSUT, Gjeorgjina Kuli në një prononcim për mediat tha se gjendja e të dyve të shtruarve është e mirë, pasi nuk kanë më as temperaturë.

”Deri të mërkurën nuk kemi patur asnjë fëmijë të hospitalizuar. Pardje kemi hospitalizuar një fëmijë 2 mujash me një pneumoni, me ndjekjen që i kemi bërë ka rezultuar edhe nëna pozitive. Si fëmija ashtu edhe nëna janë hospitalizuar, sepse fëmija duhet të ushqehet me gji për shkak të moshës. Për momentin gjendja është e stabilizuar. Nga mbrëmë nuk kanë patur temperaturë”.

Më tej shefja e pediatrisë sqaron edhe rastet e fëmijëve me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Rreth 110 fëmijë kanë rezultuar pozitivë që prej fillimit të pandemisë, ndërsa rreth 25 janë aktivë, por asnjëri nuk është hospitalizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.