Frikë nga Covid-19? Njerëzit nuk i respektojnë masat, lokalet janë plot

0 325

Shifrat e larta të Covid-19 në Shqipëri, duket se nuk i bëjnë përshtypje qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP çdo ditë apelojnë për marrjen e masave, në kryeqytet vihet re mosrespektimi i masave.

Në shesh pushime dhe parkun e liqenit artificial sheh njerëz të grumbulluar duke mos marrë parasysh asnjë nga masat e Covid-19. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’u mbrojtur nga Covid-19, po zbehet gjithnjë e më shumë. Lokalet janë plot. Disa nga qytetarët mendojnë se vendosja e maskës duhet të kthehet në detyrim.

Të hënën nis transporti publik në Tiranë dhe në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19 janë vendosur masat e përcaktuara në protokollin e sigurisë. Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.