Frikë nga Covid-19, prindërit e bëjnë pediatrinë në Elbasan ”zonë të kuqe”

0 51

Shumë prindër në Elbasan, nisur nga frika e Covid-19, po kujdesen dhe po mjekojnë në shtëpi fëmijët që janë prekur nga virozat e stinës, duke anashkaluar kështu shërbimin spitalor.

Mjekët pediatër shprehen se numri i fëmijëve të prekur nga virozat janë shumë herë më pak se vitin e kaluar. Sipas tyre, në këtë qark nga fillimi i pandemisë janë shënuar 40 fëmijë pozitiv me Covid-19.

Dyshohet se numri i fëmijëve të prekur nga Covid-19, është më i madh. Mjekja apelon që të zbatohen protokollet e higjienës dhe të mos neglizhohen shenjat e para të virusit si kolla, temperatura, dhimbjet e trupit etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.