FSHF i nxori përgjimet Veliajt/ Rama: I neveris,se kam dëgjuar dhe as s’do e dëgjoj

0 206

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me audio-përgjimet që Federata Shqiptare e Futbollit i bëri publike dje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I pyetur nga ndjekësit e tij, në rrjetin social “Facebook”, nëse do të ketë ndonjë masë disiplinore ndaj Veliaj pas publikimit të audio përgjimeve, ka ardhur edhe përgjigja e Ramës.

Në komentin e tij, kryeministri shkruan se i neverit përgjimet e bisedave midis njerëzve. Ndër të tjara Rama shkruan se nuk e kka dëgjuar audio-përgjimin dhe as nuk ka ndërmend ta dëgjojë.

Komentuesi: Përshendetje zoti Kryeministër audio përgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e komunikimit që përdor ai a janë te pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do ketë masë disiplinore për zotërin?! Pasi ai ka 1 milion banorë që i paguajë taksat dhe presin shërbim nga ai!!

Përgjigjia e kryeministrit Rama: Une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.