Fundjava dhe lehtësimi i masave, Rama: Zgjatet fasha orare në “Zonat e Gjelbra”

0 425

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije lehtësimin e ri të masave. Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha. Sipas kryeministrit tashmë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” ndodhen 6 bashki të cilat do të kenë të njëjtin sistem oraresh për lëvizjen e kalimtarëve dhe makinave. Pjesa tjetër e vendit do të jetë më e lirë dhe fasha orare e lëvizjes zgjatet deri në 21:00

Postimi i plotë

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.