Furgoni me pasagjerë del nga rruga në kthesën e Murrashit në Librazhd, shpëton pa rënë në lumin Shkumbin

0 155

Një furgon me pasagjerë ka shpëtuar mrekullisht pa përfunduar në lumin Shkumbin, pasi ka dalë nga rruga në kthesën e Murrashit në Librazhd. Furgoni ka dalë nga rruga, ndërsa është shumë pranë greminës. Dyshohet se furgoni me targa AA 403 XK, i cili kishte rreth 30 pasagjerë brenda, të cliët kanë mbetur të shokuar, kishte pasur probleme me frenat. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa pasagjerët kanë zbritur nga furgoni.

Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima më datën 1 shkurt, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.