”Gangsterët shqiptarë ”përmbytin” burgjet angleze”, zbulohet shifra e të burgosurve

0 314

Edhe njëherë tjetër, media britanike ”Daily Expres” i ka kushtuar një shkrim shqiptarëve, këtë herë për ata që vuajnë dënimet në burgjet angleze. ”Gangsterët shqiptarë “përmbytin” burgjet angleze”,-është titulli i shkrimit. Numri i shqiptarëve në burgjet angleze thekson kjo gazetë është rritur nga 355 në 2014 në 1.023 në 2021. Kjo do të thotë se përafërsisht 12 shqiptarë çdo muaj gjatë 6 viteve të fundit është dënuar nga drejtësia angleze.

”Sipas Ministrisë të Drejtësisë këto të dhëna tregojnë se shqiptarët në burgjet e Anglisë dhe Uellsit përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj pas se vinë nga një vend i vogël post komunist me popullsi prej 2.8 milion banorë”,-shkruan Daily Express.

David Spencer, nga Qendra e Parandalimit të Krimeve thotë për këtë gazetë se ”Shifrat tregojnë një rritje masive të kriminelëve shqiptarë në burgjet angleze dhe ky është një indikator I fortë se ata janë në zëmrës e spirales të problematikës me drogën. Kjo është një çështje të cilës policia dhe Ministria e Brendshme Home Office duhet ti japë prioritet në mënyrë minimizimin e rrolit të tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.