Gara në aksin Sauk-Teg, policia: Do ju presin rrugëtimin e jetës

0 255

Shpejtësia në akset kryesore, vijon që të jetë shqetësimi më i madh për Policinë Rrugore. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit në aksin Sauk-Teg, janë kapur me shkelje disa drejtues makinash.

Nga monitorimi prej orës 20:30 deri në 00:30, sipas policisë rrugore, radari ka kapur makina që lëviznin me shpejtësi 141 km/h – 161 km/h në aksin Sauk-Teg. “Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri pa kaska mbrojtëse dhe me shpejtësi 161 km/h, shpejtësi e frikshme dhe vrastare”.

“Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me gjobë 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.