Gareth Bale i jep lamtumirën Real Madrid, tifozët e surprizojnë

0 40

Gareth Bale e mbylli me Real Madridin. Edhe pse në Madrid konsiderohej si një i huaj, uellsiani u përshëndet dhe u falenderua në festën e skuadrës së tij, nga tifozët “merenges” për kontributin e tij në klub gjatë gjithë këtyre viteve.

Bale u ble nga Tottenhami në verën e vitit 2013 për 101 milionë euro dhe shënoi 106 gola në më shumë se 250 ndeshje zyrtare, ndërsa dha edhe 67 asiste. Me fitoren e Realit ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, uellsiani i shtoi karrierës së tij një tjetër trofe prestigjoz, pavarësisht se luajti vetëm shtatë ndeshje këtë sezon (290 minuta).

Gareth Bale këtë vit ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve të Real Madridit për paraqitjet dobëta të tij me fanellën e “merenges”. Megjithatë, cikli i tij në Madrid përfundon në verë dhe kontributi i tij gjatë gjithë këtyre viteve nuk do të harrohet për tifozët e Realit, të cilët në festën e klubit, e falenderuan mesfushorin 32-vjeçar, duke bërtitur ritmikisht emrin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.