Gazeta britanike: Bandat shqiptare luftë të hapur në rrugët e Londrës

0 327

Edhe njëherë tjetër, mediet në Britani shkruajnë për bandat shqiptare, ku këtë herë theksojnë se këto grupe po zhvillojnë një luftë të hapur në rrugët e Londrës. ”Telegraph”, shkruan se në sulmin e fundit dhjetë ditë më parë, dy burra u vranë gjatë ditës, ndërsa ata kaluan nëpër Barking në Lindjen e Londrës, një fortesë e “Hellbanianz”, një grup famëkeq i krimit shqiptar.

”Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar (dhe) po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën”,-tha një zëdhënës i NCA.

”Mafiet shqiptare janë sindikatat kriminale të organizuara shqiptare, të cilën policia beson se po konsolidon fuqinë e tyre brenda botës së krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë në rrugën e tyre për të futur nën kontroll thuajse plotësisht tregun e kokainës në Britani. Duke importuar kokainë direkt nga Amerika e Jugut, mafia shqiptare ka hequr ndërmjetësimin, duke i bërë të mundur që ata të zvogëlojnë rivalët e tyre duke blerë drogën me çerekun e çmimit direkt nga kartelet dhe më pas duke rritur pastërtinë në rrugë”.

Numri i shqiptarëve në burg është katërfishuar nga 212 në 2013 në 999 në mars të këtij viti, duke përbërë 10 për qind të të gjithë shtetasve të huaj në burg.

Leave A Reply

Your email address will not be published.