Gazetari i CNN “përgënjeshtron” grekët: Kryeministri australian është me origjinë shqiptare, ashtu siç jam unë

0 46

Mbiemri i kryeministrit të ri të Australisë, ka ngjallur shumë debate pasi në italisht do të thotë “shqiptar”.

Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andreë Kaczynski.

Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski, duke përgënjeshtruar pretendimet greke, se kryeministri australian është me origjinë greke.

Leave A Reply

Your email address will not be published.