Gazetari i njohur përlot me lamtumirën për Presidentin Nishani

0 19

Sot po zhvillohen homazhet (dita e dytë) në nderim të presidentit të ndjerë të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në selinë e presidencës, prej orës 10:00 po i japin lamtumirën e fundit njeriut që mbajti me nder shumë pozicione shtetërore në vend qytetarë të zakonshëm, ish-kolegë, ish-bashkëpunëtorë dhe rivalë politikë.

Nuk kanë munguar as gazetarët e politikës, për të cilët qe gjithnjë i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim, në të gjitha detyrat që mbajti. Njëri ndër ta, Ilir Kadia, që dikur e intervistonte në emër të BBC, pasi është përulur para trupit të tij të pajetë në selinë e Presidencës, ka bërë një dedikim tejet emocionues për Zotin Nishani:

“I perulur sot para teje Presidenti im, Bujar Nishani! Gjithe nderim! Dhimbja ne shpirt e madhe, e madhe! Fjale kishe pak, pune kishe shume. Te gjitha me emerues te perbashket: drejtesine! I deshe njerezit pa pyetur ne ishin te djathte a te majte.

E deshe Shqiperine sa me pare te behej Zonje. Pse nxitove te ikesh kaq shpejt, kur asaj i duheshe aq shume?! Lamtumire Presidenti im! Lamtumire Bujari yne! Nishani i Shqiperise se mire!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.