Genc Ruli: PD është pjekur, më ftuan mua. Do zgjedhim më të mirët për deputet

0 22

Këtë të martë, kreu i PD-së Lulzim Basha priti në një takim në selinë blu, 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë. Pas takimit një nga anëtarët e Komisonit, Genc Ruli u shpreh se do të zgjedhin kandidatët më të mirë për zgjedhjet e vitit 2021. I cilësuar si kritik, Ruli tha se PD-ja është pjekur.

”Është një komision që vepron mbi elementet e besimit reciprok, janë gjeneratë të ndryshme po ti shohësh nga ta themeluesit, dhe prurje të reja. Mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë Basha që është një politikë hapje unë jam një njeri që kam patur qëndrime kritike ndaj tij, dhe besoj që kjo ftesë që më bënë mua është shenje e pjekurisë së PD. Sot unë jam dakord me çdo aksion politik të saj dhe ndihem i nderuar që po përfshihemi e këtë proces që në fund do jetë fitore e madhe elektorale”.

Kurse Mustafaj theksoi se nga baza janë propozuar emra konkretë, që janë kandidatura serioze. ”Ne jemi të angazhuar që të përzgjedhim kontigjentin më të mirë. Ky është procesi më i rëndësishëm që ndodh brenda Partisë Demokratike. Janë propozuar kandidatura serioze”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.