Gentian Muça prezantohet tek skuadra e re

0 377

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Kosova me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është postuar edhe një foto e mbrojtësit me bluzën e Prishtinës, si edhe fjalët e tij të para për këtë aventurë larg bardhebluve.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, te Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet, ashtu sikurse edhe Tirana dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re. Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publiku por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh. Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu, Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës”,- ka thënë Muça.

Leave A Reply

Your email address will not be published.