Gjendet i vrarë njeriu i besuar i El Chapo Guzman

0 417

Një pjesëtar i Kartelit të Sinaloas, një prej njerëzve më të besuar të El Chapo Guzman, u gjet i vrarë të shtunën në mëngjes në Meksikë, vetëm pak ditë pasi ai ishte arratisur nga Shtetet e Bashkuara, ku ishte nxjerrë nga burgu dhe vendosur në arrest shtëpie.

Trupi i pajetë i José Rodrigo, i njohur si “El Chino Antrax”, u gjet në një kamion, bashkë me dy persona të tjerë, gjithashtu të vrarë. Trupat u dërguan në zyrat e mjekësisë ligjore në Kuliakan, nën mbikëqyrje të fortë të policisë federale meksikane.

El Chino ishte në arrest shtëpie në San Diego të Kalifornisë deri 5 ditë më parë, kur iu arratis policisë amerikane. Ai akuzohej për konspiracion për të trafikuar kokainë dhe marijuanë, si dhe se ka punuar si truprojë e bosëve të Kartelit të Sinaloas, në kohën kur drejtohej nga El Chapo, si pjesë e një grupi paraushtarak “Antrax”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.