Gjermania do t’i japë Ukrainës 15 tanke Gepard në korrik

0 30

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para Gepard në korrik, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, shkruan The Guardian.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, kishte rënë dakord për këtë dërgesë në një bisedë me homologun e saj ukrainas, Oleksii Reznikov, shtoi zëdhënësi.

Muajin e kaluar, Gjermania njoftoi se për herë të parë do të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, përkatësisht tanke të mbrojtjes ajrore Gepard, pas akuzave se fillimisht kishte zvarritur dërgesat e armëve të rënda në Kiev.

Që atëherë, Gjermania ka premtuar gjithashtu shtatë Howitzer vetëlëvizës në Kiev dhe ka filluar trajnimin e trupave ukrainase mbi to.

Leave A Reply

Your email address will not be published.