Gjermania: Jo ndryshimeve në Kushtetutë pa opozitën

0 333

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të kristiandemokratëve gjermanë (CDU/CSU) në Bundestag, si dhe raportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e së drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 qershorit, ish-ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?”,- thekson reporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po synon ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po përpiqet të heqë nga Kushtetuta të drejtën për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.