Gjermania kthen 19 shqiptarë, Voda: Mos abuzoni me rregullat

0 293

Në një kohë që kufijtë nuk janë ende të hapur dhe ka kufizime të lëvizjes, ka shqiptarë që kanë thyer rregullat. 19 shtetas shqiptarë që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në Gjermani janë riatdhesuar këtë të hënë. Ministria e Brendshme bën me dije se riatdhesimi i tyre është bërë i mundur me një fluturim të posaçëm.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se riatdhesime të reja do të kryhen në ditët në vijim, ndërsa do merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. ”Edhe pse në kohë të vështira pandemie po mundohemi të gjejmë mënyra për ndërgjegjësimin e qytetarëve në projekte të ndryshme për t’i thënë qytetarit shqiptar, stop udhëtimit të paligjshëm. Ministria e Brendshme ndër të tjera bën me dije se lëvizja e lirë nuk duhet të keqpërdoret, sidomos në kushtet e pandemisë”.

Po këtë të hënë nëpërmjet aeroportit të Rinasit janë ekstraduar 3 persona me qëllim për tu përballur me drejtësinë shqiptare. Ata janë ekstraduar dy nga Belgjika dhe një nga Italia pasi rezultojnë të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh të ftohta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.