Gjermania në ethet e finales së futbollit për femra EURO 2022

0 36

Në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit për femra EURO 2022 bashkë me 90.000 tifozët do të jetë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Mezi pres të shkoj në Londër dhe të mbështes skuadrën në finalen e ëndrrave kundër Anglisë në stadiumin Wembley”, shkroi në Twitter Olaf Scholz pas fitores 2-1 të ekipit gjerman kundër Francës në gjysmëfinale.

Women’s Euro 2022 – Deutschland v Frankreich | Tor (2:1)
Transmetimi i gjysmëfinales në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF u ndoq nga 12.19 milionë vetë dhe madje edhe revista “Kicker” i vuri për herë të parë në historinë e saj gratë në faqen e parë si temë kryesore.

Drejt titullit të kampionit

Gjasat që kancelari dhe ekipi kombëtar do të festojnë pas ndeshjes kundër Anglisë ditën e dielë (31.07) nuk janë të këqija. Sepse nën drejtimin e kapitenes së ekipit Aleksanda Popp dhe i pajisur me një mentalitet të jashtëzakonshëm, ekipi gjerman deri tani ka luajtur në mënyrë mjaft bindëse.

UK Alexandra Pop Frauenfußball EM Halbfinale Deutschland vs FrankreichMe pesë fitore në pesë ndeshje ekipi gjerman i femrave, forma e dobët e të cilave kishte ngritur dyshime në muajt përpara turneut, arritë në finale. Fitoret në ndeshjet e deritanishme ka bërë që shpresat për të fituar sërish një titull, që nga medalja e artë olimpike në vitin 2016 të jenë të mëdha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.