Gjesti i madh i Salah, gjeti hajdutin në shtëpi dhe i ofroi punë

0 108

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “Daily Mail”. Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpoolit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë.

I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve.Pas kësaj ngjarje, Salah bëri edhe një gjest të madh.

Ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.