Gjiknuri thirrje palëve politike: Jemi gati të nisim punën dhe për reformën zgjedhore. Merrni pjesë sa më shpejt

0 36

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në Konferencen Kombetare “Votimet nga jashte, koha eshte tani”:

Një moment vendimtar për të bërë të mundur një proces që gjithmonë ka qenë i debatueshëm i kërkuar nga palët por të gjitha palët i kanë ndenjur larg.

Një ndryshim i madh u bë në reformën e vitit 2020 e është për tu theksuar që palët politike e unë si përfaqësues i PS, arritëm për herë të parë të sanksionojmë një të drejtë që për vite dëshirohej por nuk mendohej se do arrihej.

Ky është moment i mirë se kemi një bazë ligjore që tek tuk mund të ketë nevojë për përmirësim por mendoj që KQZ është plotësisht i pajisur me bazën e nevojshme ligjore dhe autoritetin për të eksploruar të gjitha skemat e mundshme që do bëjnë të mundur ekzekutimin e votës së emigrantëve.

Se vullneti politik është shprehur aty, akti që do nxjerrë KQZ e ka mundësinë që të reflektojë dhe opinionet e palëve.

KQZ është në pozicion më të mirë tashmë për ta çuar para këtë proces se dhe nga raporti i zgjedhjeve në 2021 KQZ doli një organ që nuk u përfshi në betejat politike, ka një autoritet tashmë të aprovuar teknik e kompetencë profesionale për ta çuar para këtë proces, gjë që nuk ka ndodhur ne vitet më parë ku KQZ binte viktimë e akuzave politike sa i takon integritetit zgjedhor.

Mund të dalin probleme dhe në skemën që ju mund ta merrni përsipër. Me nisjen e punës së komisionit të reformës zgjedhore, KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë disa skema për të diskutuar.

PS është e gatshme është momenti të fillojmë punë dhe për reformën zgjedhore.

Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të gjitha palëve politike që kemi rëndë dakord kemi ngritur atë komision të reformës të marrin pjesë sa më shpejt që kjo punë të fillojë.

Kjo është çështja e parë se bëhet fjalë për gati 1/3 potenciale të elektoratit shqiptar që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e kontributit të tyre në Shqipëri.

PS e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces, jemi të bindur se nëse kjo punë nis tashmë jemi të bindur që pas tre vitesh e drejta e votës së emigrantëve të bëhet realitet konkretisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.