Gjimshiti i jep fitoren në “frymën e fundit” Atalantës ndaj Veronës (VIDEO)

0 431

Atalanta ka arritur që të marrë një fitore shumë të vështirë 3-2 ndaj Veronës, teksa një meritë të madhe për këtë ka Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në kohën dhe në vendin e duhur në sekondat e fundit të shtesës.

Qendërmbrojtësi mori një top në zonën e skuadrës kundërshtare dhe si një sulmues i vërtet, edhe pse me këmbën më të mirë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Ky është goli i parë këtë sezon për futbollistin shqiptar, i cili është një titullar fiks në ekipin e bergamaskëve.

Marash Kumbulla ndërkohë nuk u aktivizua nga trajneri Juric, pasi ende nuk është në kondicionin e tij më të mirë. Atalanta për momentin mban vendin e 5-të me 28 pikë, vetëm një më pak se Roma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.