Gjoni: E keni kthyer Kushtetutën si prostituta Amsterdami

0 19

Në seancën e kësaj të enjte, deputeti Ralf Gjoni deklaroi se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, që sipas tij po e gatuan mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare. Teksa u ndal te ndryshimi i sistemit, ai tha se Rama ka frikë nga listat e hapura. ”Çdo shqiptar i ndershëm, që nuk i përket komunitetit të lëpirave partiakë, sot bën një pyetje të thjeshtë: Pse ka frikë Edi Rama nga listat e hapura elektorale? Pse propozimi im për ndryshimin e sistemit zgjedhor mbështetur nga mbi 50 mijë firma qytetarësh të ndershëm, hartuar me një grupim të shoqërisë civile nuk është futur për trajtim në parlament, por trajtohet nga një njeri si Damina Gjiknuri pa pikë kredibiliteti, duke thënë se propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me kushtetutën apo jo. Që Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë të re nga A te ZH, kjo nuk ka dyshim. Sepse e keni kthyer kushtetutën si ato prostitutat e Amsterdamit. Po kërkojmë diçka thelbësore. Nuk e duam për vetëm, por për shqiptarët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.