Gjykata Administrative merr vendimin, pezullohen nga detyra dy prokurorët e njohur të SPAK

0 17

Gjykata Administrative ka pezulluar nga detyra dy prokurorët e SPAK, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e emërimit të tyre nga KLP. Dy prokurorët e pezulluar nga detyra janë Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj.

Vendimi është dhënë pas ankimimit të bërë nga prokurorja Sonika Muhametaj, e cila kishte pretendime në lidhje me mënyrën se si ishte bërë renditja e fituesve.

Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkoi ndërhyrjen e gjykatës që të zhbënte vendimin e KLP-së që e kishte renditur atë të tretën në garë.

Procesi i emërimeve në SPAK deklaronte prokurorja duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas Muhametajt gjendeshin në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujtonyte jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores, KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzonte KLP-në se ishte në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.