Gjykata Kushtetuese/ Ambasadorja Yuri Kim: Mjaft me lojëra! Shqiptarët s’duhet të presin zgjedhjet

0 285

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim edhe njëherë tjetër i ka bërë thirrje palëve politike që ti japin fund lojërave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për VOA, Kim thotë se njerëzit s’duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

”Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”,- ka thënë Yuri Kim.

Intervista e ambasadores do të transmetohet e plotë ditën e sotme në orën 18:00 në “Zërin e Amerikës”, në të njëjtën kohë që kryeministri Edi Rama ka lajmëruar që do të japë qëndrimin e tij për ngjarjen e rëndë, të vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.