Gjykata Kushtetuese plotësohet me 5 anëtarë

492

Në ceremoninë e betimit të Marsida Xhaferllarit, në plotësim të vakancës së dytë të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, ishin të pranishëm edhe të tjerë anëtarë të kësaj gjykate, por edhe Sekretari i Përgjithshëm.

Anëtarja e sapobetuar Elsa Toska ka qenë prezent gjatë betimit të Xhaferllarit para Presidentit, bashkë me anëtarët e tjerë, Vitore Tusha dhe Besnik Muçi.

Prezenca e të gjithë anëtarëve në detyre të Gjykatës Kushtetuese dhe e vetë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, duket se legjitimon zgjedhjen dhe veprimin e bërë nga Presidenti i Republikes, duke refuzuar në këtë mënyrë thirrjen që Kuvendi bën për të mos e njohur dekretin e Metës për Marsida Xhaferllarin.

Tashmë zyrtarisht pas betimit, Gjykata Kushtetuese ka në detyrë 5 anëtarë: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.